Kosova e Shqipëria përparojnë në fushën e lirisë së shtypit

Kosova e Shqipëria përparojnë në fushën e lirisë së shtypit

Kosova e Shqipëria përparojnë në fushën e lirisë së shtypitNë raportin për lirinë e shtypit në botë, organizata Reporterët pa Kufij, me seli në Paris, ka radhitur Shqipërinë në vendin e 85-të ndërsa Kosovën në vendin e 80-të.

Vitin e kaluar Shqipëria radhitej në vendin e 102-të, ndërsa Kosova në vendin e 85-të.

Prapa Kosovës dhe Shqipërisë, në rajon ndodhen Maqedonia e cila ka shënuar rënie prej vendit të 116-të në vendin e 123-të dhe Mali i Zi i cili radhitet në vendin e 114-të, një vend më poshtë sesa vitin e kaluar.

Ndërkaq sa u përket vendeve tjera të Evropës Juglindore, më së miri qëndron Sllovenia që radhitet në vendin e 34-të, pastaj Serbia në vendin e 54, Kroacia është e 65-ta, ndërsa Bosnja e Hercegovina në vendin e 66-të.

Listës prej 180 shtetesh e territoresh i prijnë Finlanda, Holanda, Norvegjia, Luksembuergu dhe Andora, ndërsa në fund të saj renditen Turkmenistani, Koreja Veriore dhe Eritrea.

Rënie kanë shënuar edhe Shtetet e Bashkuara që radhiten në vendin e 46-të, për dallim nga viti i kaluar kur radhiteshin në vendin e 32-të.