Kosova dhe Serbia me pika kufitare

Kosova dhe Serbia me pika kufitare

Kosova dhe Serbia me pika kufitareMe ndihmën e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia do të nisin ndërtimin e pikave të përbashkëta dhe të përhershme kufitare mes dy vendeve.

Ndërtimi i pikave të përbashkëta kufitare është si rezultat i marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Që nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, autoritetet e Kosovës, si Policia dhe Dogana, kanë filluar të aplikojnë ligjet dhe kontrollet e njëjta si në të gjitha pikat e tjera kufitare në Kosovë. Këtë e konfirmojnë për RTK-në, zyrtarë te policisë dhe Doganës në Jarinje.

Por, Tv Kombetar mëson nga burimet e saj se para disa ditëve në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjakë është sekuestruar nga Dogana e Kosovës një sasi e mallrave të ndryshme që tentohej të hynte ilegalisht në Kosovë.

Marrëveshja për Menaxhimin e integruar të Kufirit shihet si mundësi e mirë për integrimin e veriut, brenda shtetit të Kosovës.