Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për drejtësinë

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për drejtësinë

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për drejtësinëKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, arritën marrëveshje për drejtësinë në bisedimet e ndërmjetësuara nga përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Marrëveshja u arrit pas më shumë se katër orë bisedimesh.Në një komunikatë të zonjës Mogherini thuhet se të dy kryeministrat “përmbyllën një kapitull kritik për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, që do të përmirësojë në mënyrë substanciale jetën e qytetarëve në terren”.

Ende nuk janë bërë të ditura hollësitë e marrëveshjes.

Zonja Mogherini tha se të dy kryeministrat zhvilluan debate gjithëpërfshirëse për një varg çështjesh si dhe shprehën përkushtimin e tyre për vazhdimin e përparimit në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. “Kryeministri Mustafa dhe kryeministri Vuçiq, janë dakorduar të punojnë së bashku për të trajtuar shqetësimet rajonale, midis të cilave edhe çështjen akute të migrimit të paligjshëm nga Kosova”, thuhet në komunikatën e zonjës Mogherini.