Korab Jetishi martohet më 25 korrik

Korab Jetishi martohet më 25 korrik

Korab Jetishi martohet më 25 korrikKorab Jetishi do t’i thotë lamtumirë beqarisë këtë muaj, pasi do të lidhë kurorë me të fejuarën e tij Gentiana.Dasma e Korabit, i cili është djali i vetëm i këngëtarit të njohur të muzikës popullore Shkëlzen Jetishi, mësohet se është caktuar më 25 korrik.

Ceremonia do të zhvillohet në restorantin “Xeni Imperial”, restorant i hapur së fundi nga vet Shkëlzen Jetishi.

Por, veç martesës, Korabi ka edhe një lajm më të gëzueshëm, edhe pse të pakonfirmuar ende. Ai dhe e fejuara janë duke pritur fëmijën e parë të tyre, që edhe ka nxitur dyshen të përshpejtojnë planet për martesë.