Konfirmohet takimi mes Menduh Thaçi dhe Sasho Mijallkovit

Konfirmohet takimi mes Menduh Thaçi dhe Sasho Mijallkovit

Konfirmohet takimi mes Menduh Thaçi dhe Sasho MijallkovitMuajve të fundit duket se janë shpeshtuar takimet në mes liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe njeriut të parë të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, i cili njëkohësisht është edhe anëtarë i Komitetit Qendror të VMRO – DPMNE -së.

Kështu, së fundmi Thaçi e Mijallkov sipas “Libertas” kishin darkuar së bashku në restorantin “Sushiko” në Shkup.

Bojkoti i PDSH-së për zgjedhjet presidenciale ka bërë që VMRO – DPMNE të ketë interes nga kjo parti. Jo zyrtarisht, nëse Menduh Thaçi i ndihmon VMRO-së në zgjedhjet presidenciale, partia maqedonase në pushtet do i ndihmojë PDSH-së në zgjedhjet e mundshme të parakohshme parlamentare, me çka PDSH-ja nëse siguton vota të konsiderueshme mund të bëhet në të ardhmen edhe pjesë e pushtetit, transmeton Almakos.

Ndërkohë si dëshmitar i këtij takimi paraqitet gazetari i cili cilësohet nga mediet maqedonase si njëri ndër më pro – qeveritarët dhe mik i Gruevskit, Millenko Nedellkovski. Ai ka shkruar në rrjetet sociale se, “Isha duke ngrënë një salatë përballë restorantit “Sushiko”. Sasho Mijallkovi erdhi dhe hyni nga dera kryesore. Vetura “Bmw” e solli i shoqëruar nga sigurimi… Njeriu sillej normalisht, dhe doli nga dera kryesore, duke shkuar në drejtim të kafenes Kala.”

Tutje Milenko shkruan, – “Ishte edhe Thaçi. Me Audi, paksa të vjetër. Por, Audi. Ai po ashtu hyni dhe doli si i civilizuar nga dera kryesore”.