f.0511152701749_m

Konferenca për lidershipin

Me iniciativë të Balkan HR Summit, dhe mbështetje të Institutit te Burimeve Njerëzore te Kosovës në Prishtinë dhe Tiranë pritet që gjatë muajit maj të organizohen dy konferenca përkitazi me lidershipin, sfidat dhe detyrat që ngërthen në vete ky term si parim dhe praktikë.

Me qëllim që të ndahen përvojat më të mira mes nesh dhe atyre evropiane, pjesëmarrësit e kësaj konference do të kenë mundësinë të marrin leksione nga ekspertë të njohur të Burimeve Njerëzore për tema që prekin problemet e lidershipit dhe sektorit të burimeve njerëzore.

Në Prishtinë konferenca do të mbahet më 14-17 maj, ku dy ditët e para do te jetë konference dhe dy ditët e fundit punëtori me temë: Roli i Burimeve Njerëzore në lidershipin strategjik dhe praktikat më të mira të lidershipit deri më tani në botë.

Në po të njëjtën kohë konferenca do të zhvillohet edhe në Tiranë, e cila në fokus do të ketë po ashtu lidershipin dhe mësimet e nxjerra në praktikë.

Nikoqirë të kësaj konference do të jenë Prof. Dr. Toni Miller, Even Bostad dhe Vanda Pecjak, ekspertë shumëvjeçare të çështjeve të Burimeve Njerëzore dhe lidershipit, të cilët do të ndajnë me pjesëmarrësit më të mirën nga përvoja e tyre.

Pjesëmarrja në sesionet e kësaj konference te kombinuar me samit është me pagesë dhe varion nga 298 euro për konference dhe 398 euro samit. Ndërsa si pako për pjesëmarrje ne te dy, çmimi është me zbritje 598 euro.