Komunave në Veri u lejohet të themelojnë gjykata

Komunave në Veri u lejohet të themelojnë gjykata

Komunave në Veri u lejohet të themelojnë gjykataQeveria e Kosovës ka vendosur t’u jap serbëve të Veriut më shumë kompetenca në fushën e drejtësisë sesa që parashihet në Marrëveshjen e arritur në Bruksel më 19 prill.

Kështu, në Marrëveshjen Kosovë-Serbi, në pikën 10 dhe 11 parashihet të themelohet divizion i Gjykatës së Apelit, ndërsa në Planin e Veprimit është tejkaluar kjo pikë.

Aty tash parashihet të themelohen edhe Gjykata Themelore dhe Zyra të Prokurorisë së Shtetit në komunat me shumicë serbe.

Me ligjet aktuale ekzistojnë vetëm shtatë gjykata themelore, ndërsa mund të ketë degë nëpër komuna të reja. Por, me planin e zbatimit të marrëveshjes u jepet mundësi komunave me shumicë serbe të formojnë edhe gjykata të reja themelore.

Për këtë pikë pritet të ndryshohen ligjet, meqë në aktualisht janë të parapara vetëm shtatë Gjykata Themelore.

Sidoqoftë, në Planin e Zbatimit me të cilën janë pajtuar Kosovë, Serbia dhe BE-ja u lejohet komunave me shumicë serbe të themelojnë edhe gjykata të reja themelore dhe zyra të prokurorit.