Kompjuterët dhe smartphonët, fajtorë në zhvillimin e të folurit

Kompjuterët dhe smartphonët, fajtorë në zhvillimin e të folurit

Kompjuterët dhe smartphonët, fajtorë në zhvillimin e të foluritPër shkak të përdorimit të smartphone, Playstation, kompjuterit dh TV-së gjithnjë e më shumë fëmijë kanë vështirësi në të folur, ka treguar studimi gjashtëvjeçar i Qeverisë britanike “Programi për hulumtimin e komunikimit më të mirë”.

Fëmijët tashmë në shkollë shkojnë me shkathtësitë minimale të të folurit se gjeneratat e mëhershme, ndërsa numrat flasin që numri i fëmijëve me ndonjë të metë në të folur ose vështirësi në lidhjen e fjalive është rritur për 70 për qind. 

Daily Mail shkruan që studimet e kohës së fundit po ashtu kanë treguar që fëmijët të cilët më vonë zhvillojnë aftësitë e veta të të folurit kanë edhe më shumë probleme në shkollë dhe me mësim dhe nuk arrijnë sukses të njëjtë, sikurse edhe fëmijët tjerë.

“Një nga problemet është që prindërit për shkak të kohës shumë të paktë të kaluar me fëmijët e vërejnë vonë që ata kanë probleme në të folur “,– ka shpjeguar udhëheqësja e studimit, Jean Gross.