largea_consoles1348917817

Kompanitë kabllore dëshirojnë të përjashtojnë konsolat

Xbox 360, Play Station 3 dhe Wii mund të mos jenë shokët më të mirë, por së bashku, treshja zotëron një dhomë kur bëhet fjalë për lojra. Pyetja shtrohet, për sa kohë?

Pajisje si Ouya, një konsolë Androir 99$, kërcënon të përjashtojë këtë treshe fantastike, edhe pse, ndoshta kërcënimi më i madh do të vijë nga kompanitë kabllore. AT&T, Verizon dhe Time Warner Cable janë të gjitha gati të shfaqin një shërbim lojrash bazuar në cloud.

Sipas Bloomberg, të tre janë në ritmin për të testuar shërbimet e lojrave më vonë këtë vit, me përhapjen e gjërë pastaj në fillim të vitit 2013.

Kjo mund të sjellë probleme për Microsoft, Sony dhe Nintendo, të cilët të tre nuk janë shqetësuar ndodnjëherë shumë rreth konkurrencës së “streaming” deri më sot.

Nëse na pyesni neve, skenari më me shumë gjasa është se kompanitë kabllore do të kenë disi sukses në disa lojra të zakonshme, si Angry Birds dhe të ngjashmet, por ata nuk duket se do të kërcënojnë shumë lojrat e fuqishme apo gjysëm të fuqishme.

Sfida tjetër për kompanitë kabllore është rreth të dhënave, edhe pse ata mund të marin masa kufizuese duke bërë që të paguajnë për të vazdhuar lojën, me pagesë mujore.

Çfarë mendoni? A përbëjnë kompanitë kabllore ndonjë kërcënim për ndërtuesit e konsolave?