Kompanitë e sigurimit paralajmërojnë për shtimin e katastrofave natyrore

Kompanitë e sigurimit paralajmërojnë për shtimin e katastrofave natyrore

Kompanitë e sigurimit paralajmërojnë për shtimin e katastrofave natyroreKompanitë e sigurimit vërejnë shtim të katastrofave natyrore vitet e fundit. Ata po marrin masa për kohë të vështira dhe i këshillojnë qeveritë të bëjnë të njëjtën gjë.

Munich Re, kompania më e madhe e risigurimit në botë, kishte shumë pak lajme të mira në raportin e saj për katastrofat natyrore gjatë vitit 2012. Uragani Sandy, thatësirat dhe një numër tornadosh në perëndim të SHBA-së, një tërmet në Itali dhe tajfuni “Bopha” në Filipine, ishin vetëm pesë nga më shumë se 900 katastrofat natyrore në të gjithë botën, të cilat kanë shkaktuar dëme me një vlerë rreth 160 miliardë dollarë amerikanë.

Që prej vitit 2006 nuk ka pasur thuajse asnjë vit me më pak se 900 katastrofa natyrore. Në vitet 1980, një vit me 500 katastrofa konsiderohej ende si vit i jashtëzakonshëm.

Tërmeti Tohoku në lindje të Japonisë, i cili shkaktoi shpërthime dhe më pas dalje radioaktiviteti në centralin bërthamor Fukushima, ishte katastrofa më e shtrenjtë natyrore. Deri tani kostot e saj kapin vlerën 235 miliardë dollarë amerikanë. Uragani Katrina, i cili në vitin 2005 përmbyti pjesë të mëdha të New Orleans, pason në vend të dytë me 81 miliardë dollarë amerikanë.

Koncernet e sigurimit mbajnë një pjesë të madhe të këtyre kostove. Por jo të gjitha pasojat e katastrofave mund të sigurohen. Uragani Sandy për shembull shkaktoi dëme me një vlerë prej rreth 60 miliardë dollarë amerikanë, nga të cilat vetëm 25 miliardë ishin të siguruara.

Në të gjithë botën, më shumë njerëz se kurrë më parë kanë nevojë për ndihmë financiare, për të rindërtuar jetën pas një katastrofe natyrore. Por a marrin ata këtë ndihmë?

Në pritje të parave

Rasti i 61-vjeçares Betty Ann Fuller, është shembull tipik që tregon sa e komplikuar mund të jetë procedura e zhdëmtimit. Qëkurse uragani Sandy shkatërroi shtëpinë e saj në tetor 2012, ajo ka marrë gjithsej vetëm 1.410 dollarë për shpenzimet e përditshme. Paratë kanë ardhur nga qendra kombëtare e koordinimit për ndihmën në rast katastrofash në SHBA (FEMA).

Betty Ann Fuller është ende në pritje të zhdëmtimit nga sigurimet: 223.000 dollarë për shtëpinë, 31.000 për qeranë e humbur dhe 1.500 për shpenzime të tjera. “Në inventarin për shoqërinë e sigurimeve m’u desh të shkruaja çdo gjë që ndodhej në shtëpi, përfshirë letrën higjenike”, thotë ajo.

Dy javë pasi ishte larguar nga shtëpia dhe ishte vendosur në një hotel u dërgua sërish me autobus në pronën e saj. “Atje ishte Kryqi i Kuq, i cili shpërdante ushqime”, tregon Betty.

Edhe ndihmën nga shteti Betty Ann Fuller e vlerëson të shkëlqyer: “Unë jam shumë, shumë e kënaqur me FEMA-n, ata na mbështesin në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurimet, por kujdesen gjithashtu edhe për gjendjen tonë shpirtërore, pra për gjithçka që lidhet me humbjen”, thotë Betty.

Por së fundi kjo ndihmë ishte në rrezik. Kongresi në SHBA miratoi të premten (04.01.2013) kreditë me një volum prej 9,7 miliardë eurosh për FEMA-n. Por zënka që i parapriu votimit në Kongres ngjalli dyshimë në Neë Jersey, lidhur me aftësinë e qeverisë amerikane për të vënë në dispozicion ndihma të mjaftueshme në kohë krize.

Një zëdhënës i FEMA-s shpjegon në bisedë me Dë se programi kombëtar i sigurimit i FEMA-s kundër përmbytjeve, mezi arrin të mbulojë kostot: “Ka më shumë kërkesa për zhdëmtin se sa të hyra nga primet e sigurimit.”

Selia e Munich Re, kompania më e madhe e risigurimit në botë

Përgatitje për katastrofa të ardhshme

Dr. Robert P. Hartweig, president i “Insurance Information Institute”, një organizatë e industrisë së sigurimeve me seli në Nju Jork, përpiqet t’i inkurajojnë pronarët e shtëpive. Në të njëjtën kohë ai bën një dallim të qartë mes kompanive private të sigurimit dhe programeve shtetëtore: “Në industrinë private të sigurimit të dëmeve apo në atë të risigurimit nuk ka probleme fiskale. Industria merr masa që paratë të jenë në bankë përpara se të ndodhë katastrofa. Nuk merren me të pasi të ketë ndodhur. Dhe kjo është një përgjegjësi që siguruesit dhe risiguruesit në të gjithë botën e marrin shumë seriozisht.”

Një masë e rëndësishme është për shembull kufizimi paraprak i dëmit të mundshëm. Carl Hedde, drejtor i departamentit “Risk Accumulation” në kompaninë Munich Re, kërkon t’i pregatisë më mirë mirë pronarët e shtëpive për katastrofat natyrore. Këtu bën pjesë p.sh. kontrolli i rregullave dhe materialeve të ndërtimit. Masa të tilla mund të ndihmojnë që të shpëtohen shtëpi si ajo e Betty Ann Fuller.