|

Kompania “AL- Petrol” me afër shtatqind të punësuar dhe 30.million euro në buxhetin e Kosovës

“Se komuniteti i biznesit vendorë është shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit tonë është një dëshmi që po pranohet si realitet çdo ditë e më tepër.

Numri i atyre që vërtet po dalin në skenën afariste të suksesshme për fat të mire është në rritje e sipër dhe kjo është një garancë se ardhmëria ekonomike është garancë e suksesit të procesit në të cilin gjendet vendi ynë.

Një kompani si AL – Petrol të cilën sot po e vizitojmë është garancë e suksesit të ndermarrësisë kosovare sepse një kompani që punëson afër shtatqindë punëtorë, kontribuon në buxhetin e konsoliduar të Kosovës me afro 30 milion euro në vit, me 37 pika shitëse të karburanteve të standardeve evropiane, me një vizion të kjartë se në vitin 2013 do të rrumbullakojnë këtë proces me 70 pika shitëse dhe me miliona euro investime dhe me një orientim të kjartë në kualitet dhe shërbime të mira është letërnjoftimi më i mire i ndermarrësisë kosovare “, theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu me rastin e vizitës në kompaninë AL- Petrol ku u prit nga pronari i kompanisë z. Latif Kryeziu me bashkëpunëtorë.

Kompania AL – Petrol është themeluar në vitin 1989, është kompani me traditë 24 vjeçare në lëmine e derivateve të naftës.Kjo kompani furnizohet prej kompanive më prestigjioze në Evropë dhe qëllimin kryesorë e ka që konsumatori ynë të jetë i kënaqur qoftë me shërbime poashtu edhe me cilësi të derivateve tona. Për momentin kompania jonë ka deponi moderne për rezerva të derivateve dhe me kalimin e kohës pretendojmë të investojmë në zgjerimin e këtyre kapaciteteve. Poashtu kemi investuar edhe në modernizimin e sistemit të IT-së ku nga një pikëkontrolluese bëhet monitorimi i funksionimit të gjitha pikave shitëse në territorin e Kosovës dhe më gjerë.

Është e vërtetë se me këtë aktivitet nuk është e lehtë të merresh sepse ballafaqohemi me sfida të shumta të cilat e vështirësojnë këtë lëmi. Ne sot kemi mungesën e mjeteve të xhiros siç është rastin ë Evropë ku kamatat vjetore atje janë 2 % e në Kosovë i kalon 12% , poashtu mungon një e ashtuquajtur periudhë kohore disa vjeçare nga Bankat për ti kryer obligimet ndaj tyre dhe e tëra kjo e dëmton ndërmarrësin kosovare.

“Vetë Institucionet po e kriminalizojnë këtë degë të ekonomisë duke i dhënë leje firmave vendore gjëja për prodhim të naftës e në anën tjetër në kufi bëjnë analiza e gjobiten bizneset e vërteta me pagesa në emër të analizave”, theksoi z. Kryeziu

z. Kryeziu e falënderojë Kryetarin e OEK-ut për vizitë dhe mbështetje dhe njëherit kërkoi që në takimet me akter të Institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të ngrihet zëri dhe të kërkohet rregullimi i kësaj fushe përmes propozimeve në vijim:

* Të pranohen humbjet në derivate si çdo shtet tjetër në Evropë dhe regjion,

* Të autorizohen firma për import të cilat kanë depozitë dhe kuadrot për import dhe të ndalen importet si deri me tani,

* Të revokohen të gjitha lejet e prodhimit të naftës në Kosovë,

* Të sigurohen mjetet të xhiros për tregtimin me derivate të naftës,

* Të hiqen licencat nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si dhe nga Ministritë tjera dhe të lëshohen nga niveli Komunal (decentralizimi ekonomik).

Kryetari Gërxhaliu premtoi se do të avancojë komunikimin me biznes dhe sektorin privat dhe brengat e këti sektori do ti adresojë në Institucionet vendore me qëllim që përmes dialogimit publiko privat, përvojës së bizneseve vendore dhe të një partneriteti të mirëfilltë dhe argumentues të eliminohen barrierat e evidentuara dhe zhvillimi ekonomik, mirëqenia sociale dhe promovimi i vlerave të Kosovës të jetë sukses i përbashkët.

Shembulli i AL- Petrolit është garancë e suksesit të ndërmarrësish kosovare.

Etiketa: