Komisioni Europian këshillon përdorimin e standardeve të hapura në IT për të kursyer para

Komisioni Europian këshillon përdorimin e standardeve të hapura në IT për të kursyer para

Komisioni Europian këshillon përdorimin e standardeve të hapura në IT për të kursyer paraGjatë javës së kaluar, Komisioni Europian publikoi disa direktiva që synojnë të lehtësojnë autoritetet publike në procesin e kalimit në standarde të hapura në IT duke i ndihmuar ata të evitojnë varësitë me ofruesit individualë.

Vlerësohet se ky kalim mund të kursejë rreth 1.1 miliardë € taksa në vit, edhe pse kjo varet gjithsesi nga numri i ofruesve që do të marrin pjesë në tender, vlerat që ata ofrojnë etj.

Komisioni beson se shumë autoritete publike nuk kanë ekspertizën e duhur që kërkohet për të njohur se cilat standarde IT janë të zbatueshme në rastin e tyre. Nga ana tjetër, ata shqetësohen se kalimi në standarde të hapura do të ketë shpenzime të mëdha ose do të rezultojë në humbje të dhënash.

Kjo është arsyeja pse ata vazhdojnë të qëndrojnë të lidhur me sistemet ekzistuese dhe me të njëjtin ofrues IT-je për një kohë të gjatë, si për shembull me Microsoft-in.

Direktivat synojnë të ndihmojnë shtetet, rajonet dhe sektorë të veçantë në zhvillimin e një strategjie të përshtatshme me rregulla për përshtatjen me sistemet, duke e bërë më të lehtë edhe shpërndarjen e shërbimeve tek qytetarët. Ato synojnë gjithashtu t’u japin atyre këshilla për t’i vlerësuar në mënyrë të drejtë dhe transparente standardet ekzistuese, në mënyrë që të jenë sa më qartë në zgjidhjen e tyre.

Për të ofruar mbështetje më të zgjeruar për autoritetet publike, Komisioni planifikon të organizojë mbledhje mes autoriteteve publike, sektorit të IT-së, organeve të standardizimit dhe shoqërisë civile për të prezantuar informacione mbi fusha si procedurat e kalimit dhe zgjidhjet më të përdorura.

Standardet e hapura krijojnë konkurrencë, çojnë në inovacion dhe kursejnë para, shprehet komisionerja europiane Neelie Kroes. (PCWorld Albanian)