Kombëtarja, ja ndryshimet e pritshme në gusht

Kombëtarja, ja ndryshimet e pritshme në gusht

Kombëtarja, ja ndryshimet e pritshme në gushtKombëtarja jonë kuqezi do të luajë në mesin e gushtit një ndeshje miqësore me Moldavinë, një takim ku trajneri De Biazi do të shfrytëzojë mundësitë e tij maksimale për të hartuar grupin e dëshiruar për dy ndeshjet e shtatorit që do të luhen ndaj Sllovenisë dhe Islandës.

Për De Biazin ka në fakt shumë rëndësi pjesëmarrja e të rinjve, pasi prej kohësh ai po tenton rinovimin e plotë të grupit dhe vendosjen e emrave të rinj që kanë cilësi në pozicionet e titullarëve.

Kuptohet kjo është në varësi të kundërshtarëve me të cilët përfaqësuesja jonë përballet he me gjendjen e lojtarëve që ftohen për sfida të tilla të rëndësishme. Kuptohet ë lojtarë si Bogdani, Dallku, Agolli e Bulku janë në fazën e fundit në karrierën e tyre dhe tekniku po mendon të gjejë pasuesit e tyre.

Nisur dhe nga lëvizjet që ka bërë në ndeshjet e fundit, ku Bogdani nuk u aktivizua fare, duke qartë se De Biazi dëshiron një sulm me të rinj, ku Salihi të jetë ai me eksperiencë, ndërsa shoqëruesi i tij një i midis Çanit, Sadikut apo ndonjë tjetri që është në formë. Në mbrojtje duket se janë zgjidhur dilemat, pasi vetëm Lorik Cana është titullar i padiskutuar dhe njëherësh kapiten skuadre, të tjerët janë të rinj.

Lila është në kahun e djathtë ndërsa Cana e Mavraj në qendër. Hysaj apo ndoshta dhe ndonjë lojtar tjetër që pritet të afrohet së shpejti (me shumë mundësi dhe Loret Sadiku, apo dhe Ergys Kaçe) janë të rreshtuar në fazën defensive dhe paraqesin siguri. Sidomos ardhja e Mavrajt në qendër të mbrojtjes ka qenë një lëvizje e shkëlqyer, pasi ekipi po pëson pak gola dhe ndihet më i sigurt në repartin e prapavijës.

Kuptohet që alternativat më të pasura janë në mesfushë dhe këtu De Biazi ka afruar një grup të madh futbollistësh, ku mund të thuhet se Migjen Basha dhe Alban Meha kanë zënë vend si të preferuar dhe Vila, Bulku apo ndonjë tjetër shumë shpejt mund të spostohen. Ndoshta Rama dhe Roshi janë më të favorizuar se kushdo tjetër për të luajtur në krahë, respektivisht në të majtë e të djathtë të mesfushës , nisur dhe nga tiparet e tyre sulmuese në këtë repart dhe në ndihmë të skuadrës.

Ndeshjet e fundit kanë treguar se si Roshi dhe Rama janë të domosdoshëm në pozicionet e tyre dhe janë futbollistë të rinj në moshë e që De Biazi i llogarit dhe për edicionet e ardhshme. Kuptohet ë ndeshjet e shtatorit kanë rëndësi të veçantë, pasi kanë ndikim të drejtpërdrejtë në objektivat e skuadrës.

Janë ndeshje ndaj rivalëve direkt dhe De Biazi e kupton mirë rëndësinë që ka të marrësh rezultatin e duhur në këto sfida. Prandaj miqësoren e gushtit ai e ka quajtur vendimtare dhe në këtë takim me siguri që ai do të ingranojë të rinjtë më të mirë, më në formë fizike dhe më të përgatitur teknikisht për të përballuar kundërshtarët.

Enigmat e vetme që pritet të zbulohen në gusht kanë të bëjnë me të rinjtë që tekniku italian i përfaqësueses tonë do të ftojë për herë të parë. Ka zëra që ai ka një listë me lojtarë të dëshiruar dhe që me shumë gjasë do t’i f tojë ata. Fundja në miqësore lojtarët mund të luajnë dhe kjo është një mundësi e madhe. Megjithatë, nuk do të luhen jashtë vëmendjes pjesëtarët bërthamë të grupit, si Cana, Lila, Basha e Bulku, të cilët ende janë vendimtarë në skuadrën tonë kombëtare.