Kolumbi, arrestohet në një qendër tregtare boss-i italian i 'Ndrangheta'

Kolumbi, arrestohet në një qendër tregtare boss-i italian i ‘Ndrangheta’

Kolumbi, arrestohet në një qendër tregtare boss-i italian i 'Ndrangheta'Është arrestuar në Kolumbi, boss-i i ‘Ndrangheta-s, Roberto Pannunzi, 67 vjeç, i përkufizuar nga autoritetet e Bogotës si ‘italiani Pablo Escobar’ dhe trafikanti i drogës më i kërkuar në Europë.

Siç bën të ditur Ansa, në çastin kur është arrestuar në një qendër tregtare në Bogota, mafiozi mbante një kartë identiteti venezueliane me emrin Silvano Martino.Mediat në Bogota nënvizojnë se ekspertët anti-drogë në Kolumbi kishin zbuluar para ca kohësh një ”qerthull të ri të trafikimit që mbërrinte në Itali. Narkotrafikantët e nxirrnin drogën nga vendi me motoskafë direkt në Amerikën Qendrore apo në Ekuador.

Udhëtimi vijonte përmes kontenierëve drejt Spanjës, dmth në Itali”. I njohur si “princi i narkotrafikut”, me origjinë nga Siderno, në 2010 Pannunzi ia doli t’ia mbathë nga një klinikë mjekësore në Romë, ku gjendej për probleme shëndetësore por me statusin “arrest shtëpi”. Një tjetër arrati e suksesshme e Pannunzi ka qenë edhe në 1999. Edhe në atë rast ai përfitoi nga vizita mjekësore në një tjetër klinikë mjekësore romane.

Është arrestuar një herë përsëri në Kolumbi në vitin 1994, në Medellin. Policëve që po i vinin prangat iu ofroi 1 milion dollarë në këmbim të lirisë.

Ndërmjetësues i privilegjuar i prodhuesve të kokainës kolumbiane, me kontakte edhe me mafian siciliane dhe të disa familjeve të lidhura me boss-in Provenzano, Pannunzi – nënvizojnë mediat lokale – ishte në gjendje të eksportonte deri në dy tonelata në muaj kokainë nga Kolumbia në Europë.