Kolona në Merdar

Kolona në Merdar

 Kolona në MerdarPritjet dhe kolonat gjata me vetura dhe automjete të tjera në pikëkalimet kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë janë bërë të zakonshme sidomos në fillim të vikendeve dhe gjatë tyre. Gjatë ditës së sotme u vërejtën kolona të gjata në pikëkalimin kufitar Kosovë – Serbi në Merdar.

Fotografuesi i këtyre pamjeve me plot pritës te kufiri, Mërgim Muçolli thotë se kolonat në Merdare sot kanë arritur gjatësinë deri në 2.5 km.

Mërgimtarët që po kthehen në vendet punës në perëndim po ankohen për këto pritje të gjata dhe fajësojnë policinë kufitare të Serbisë.