Kolegji Zgjedhor shqyrton sot kerkesen e PD-se per ZAZ-te

Kolegji Zgjedhor shqyrton sot kerkesen e PD-se per ZAZ-te

Kolegji Zgjedhor shqyrton sot kerkesen e PD-se per ZAZ-teKolegji Zgjedhor nise sot shqyrtimin e ndarjes se Zonave te Administrimit Zgjedhor, kerkese kjo e Partise Demokratike.

Kjo e fundit ka kerkuar ndarjen e territorit zgjedhor ne 100 ZAZ, nga 66 qe ka qene ne zgjedhjet e 2009.
Pas mosarritjes se konsensusit ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Partia Demokratike  u ankua ne Kolegjin Zgjedhor duke vendosur ne thelb te kerkeses qe ndarjen e vendit ne ZAZ ta beje pikerisht instanca me e larte.
Socialistet e kundershtuan kete propozim pasi sipas tyre rritja e popullsise nuk duhet te justifikohet me nje numer me te madh ZAZ, ndersa KQZ vete kishte propozuar ndarjen ne 76 zona.
Por, Kodi Zgjedhor e parashikon kete ceshtje si kompetence ekskluzive te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe vendimmarrjes se cilesuar ne te.
Ne nenin 24 te tij, ne piken F, thuhet “konsiderohen te miratuara, kur votojne “pro” jo me pak se 5 anetare te KQZ-se, vendimet lidhur me: caktimin e zonave te administrimit zgjedhor, sipas nenit 27 te Kodit”.