Kokëdhima: U pasurova gjatë qeverisjes Berisha-Nano

Kokëdhima: U pasurova gjatë qeverisjes Berisha-Nano

Kokëdhima: U pasurova gjatë qeverisjes Berisha-NanoNjë ditë pas akuzave të Partisë Demokratike për përfitime nga fondet publike dhe kërkesës për ti ndërprerë mandatin e deputetit, Koço Kokëdhima ka zgjedhur të përballet me demokratët nga foltorja e Kuvendit.

Duke folur në seancën e sotme plenare, Kokëdhima i cilësoi akuzat e demokratëve shpifje të dirigjuara nga ish-kryeministri Berisha.
“Deri sot kam folur gjithsej 25 minuta në të gjitha herët që kam folur në parlament. Jo vetëm sepse kam respekt për fjalën, por sepse kjo foltore shpesh herë është shndërruar në një arenë konfliktualiteti dhe imoraliteti dëshpërues.Nuk kam dashur të harxhoj kohën duke u marrë me këto skena të konfliktualitetit.

Koha ime është e çmuar dhe ajo tani që jam deputet është e destinuar vetëm për punët e popullit.Dje u informova për shpifjen e radhës të Saliut dhe të tijve. Saliu vetëm me shpifjet për mua ka konsumuar sivjet në këtë parklament më shumë se 25 orë diskutime. Në këtë foltore dhe kushedi sa km rreshta të shkruara në gazeta e rrjete sociale”.

I ardhur në politikë nga sipërmarrja, deputeti socialist deklaroi se pasuritë i vuri gjatë qeverisë Berisha dhe Nano, duke i pasur përherë kundërshtar.

“Unë jam pasuruar nën qeverinë e Saliu dhe Fatosit, duke qenë përherë kundërshtar i tyre. Më luftuan me gjithçka mundën si biznesmen, sepse të dy ishin xhelozë dhe urrenin sipërmarrjen e këtij vendi siç urrenin mirëqënien e vendit tonë. Aleatët tuaj në pushtet ishin mjerimi dhe varfërimi i popullit. Më luftuat si botues, por unë ju qëndrova besnik lexuesve. Asnjëherë nuk më mposhtët dot.
Ti erdhe në politikë i varfër zotëri dhe i thirre dhe të tutë nga emigracioni po të varfër për tu pasuruar me ndihmën e pushtetit me pasuritë e popullit shqiptar. Unë erdha në politikë i pasur dhe nuk erdha për të bërë pasuri për vetë por për popullin, qytetarët dhe sipërmarrësit e Shqipërisë”.