Kokëdhima: Himara do dyfishohet në banorë dhe territor me ndarjen e re

Kokëdhima: Himara do dyfishohet në banorë dhe territor me ndarjen e re

 Kokëdhima: Himara do dyfishohet në banorë dhe territor me ndarjen e reDeputeti socialist, Koço Kokëdhima thotë se Himara do të dyfishohet në numër banorësh dhe pesëfishohet në territor, pas ndarjes së re territoriale.

Deklarata e Kokëdhimës u bë pas një takimi që ka pasur me banorët e Dhërmiut.

Sipas tij, ata janë entuziastë për bashkimin e Himarës me Vranishtin, edhe pse kjo gjë u kundërshtua me forcë PBDNJ dhe segmente të tjera në Himarë.

“U takova me banorët e Dhërmiut dhe diskutuam si do të jetë Himara pas reformës territoriale, Himara e re.

Popullsia e Himarës me këtë reformë gati dyfishohet, nga 15 mijë bëhet 29 mijë banorë.

Territori bëhet rreth 500 kilometër katrorë, nga 100 kilometër katrorë që ishte.

Himara do të bëhet një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike, turistike dhe administrative në bregdetin e Shqipërisë, në 10-15 vitet e ardhshme.

Të gjithë diskutantët në këtë takim ishin entuziastë për bashkimin me Vranishtin dhe vunë në dukje lidhjet e shkëlqyera e vëllazërore që kanë ekzistuar në shekuj mes Himarës dhe Labërisë, si dy pjesë të një krahine.

I ftova të gjithë himariotët të kuptojnë se pavarësisht ndjesive personale dhe dallimeve, të mos harrojmë dhe të mbajmë në sy gjërat që na bashkojnë: emrin, nderin dhe interesin e Shqipërisë dhe të Himarës”, shkruan Kokëdhima në Facebook.