Kodi rrugor katërfishohen gjobat

Kodi rrugor katërfishohen gjobat

Qeveria katërfishon gjobat për shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për ndryshimin e Kodit Rrugor, duke rritur së tepërmi gjobat në vlera monetare ndaj shkelësve të ligjit.

Shtimi i aksidenteve, niveli i ulët i gjobave ndëshkimore duket se kanë ndikuar te qeveria që të marrë masa për rritjen e tyre, me qëllim që të ndikohet në parandalimin e aksidenteve të mundshme.

Cilido që drejton mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, në rastet kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë”, thuhet në nenin 184 të ndryshuar.

Më parë, në Kodin Rrugor në këtë nen ishte përcaktuar se: “Cilido që drejton mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, në rastet kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.

Pas verifikimit të shkeljes zbatohet masa administrative plotësuese me pezullim të lejedrejtimit për 6 muaj deri në 12 muaj, ose 1 deri në 2 vjet kur subjekti e përsërit shkeljen brenda një viti”.

Gjobat më e vogël tashmë do të jetë 2 mijë lekë dhe maksimalja, deri në 16 mijë lekë. Për një parakalim të gabuar apo shkelje të semaforit, ose kthim të gabuar në rrugë, minimumi do të ketë si gjobë 2 mijë lekë dhe maksimumi, 8 mijë lekë.

Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.