Koalicioni PDK-LDK, i paqëndrueshëm

Koalicioni PDK-LDK, i paqëndrueshëm

Koalicioni PDK-LDK, i paqëndrueshëmAnëtari i Kryesisë së AAK-s, Smajl Latifi, e ka vlerësuar të panatyrshëm dhe të paarsyeshëm koalicionin PDK-LDK.
Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se ky koalicion numerikisht është i madh, por politikisht është i paqëndrueshëm.

Kjo, sipas tij, u vërtetua të hënën kur, ky koalicion nuk arriti t’i formojë komisionet parlamentare. Latifi e ka quajtur të plogësht dhe të shantazhuar kryeministrin e ri Isa Mustafa.

Ai ka thënë se qeveria e re me 21 ministra dhe me mbi 50 zëvendësministra i ngjan një dinozauri. Latifi ka bërë me dije se do të ketë hapa të koordinuar në mes të subjekteve politike opozitare për të vepruar në një front të përbashkët.