Thaci Haradinaj_850732_thumb_large

Koalicioni në duart e Haradinajt

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi është bërë nevojtar i Ramush Haradinajt. PDK-ja e tij, që pritet t’i fitojë zgjedhjet që ende nuk kanë përfunduar, krahas AKR-së dhe minoriteteve, po këmbëngul që në koalicionin e ardhshëm qeverisës ta ketë edhe AAK-në.

Bazuar ne rezultatin e deritanishëm, ka gjasa që PDK-ja të mos arrijë të bëjë koalicionin qeverisës vetëm me AKR-në e me minoritete, por edhe nëse do të arrinte, koalicioni do të ishte i brishtë dhe i paqëndrueshëm, shkruan Koha Ditore.

Burime ta gazetës kanë bërë të diture se konsultimet e faktorit ndërkombëtar dhe të zyrtarëve të PDK-së me udhëheqësit e AAK-së nuk kanë munguar.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se AAK-ja e Haradinajt nuk është e disponuar të hyjë në koalicion me PDK-në e Thaçit, përderisa nuk e ka një miratim të tillë nga lideri i saj, i cili gjendet në Tribunalit e Hagës në rigjykim.