Klose tërhiqet nga Kombëtarja Gjermane

Klose tërhiqet nga Kombëtarja Gjermane

Klose tërhiqet nga Kombëtarja GjermanePas kapitenit Filip Lahm edhe golashënuesi më i mirë i botëroreve Miroslav Klose ka deklaruar tërheqjen e tij nga kombëtarja gjermane.

“Me kupën e fituar në Brazil realizova atë që ëndërroja kur isha fëmijë. Kam menduar shumë këto kohë dhe vendosa që ky është momenti i duhur për t’u larguar nga kombëtarja”, ka theksuar sulmuesi i Lazios.

Ish-golashënuesi i Bajernit ka debutuar me kombëtaren gjermane në 24 mars të vitit 2001 pikërisht në një ndeshje me Shqipërinë ku dhe shënoi dhe golin e parë.

Futbollisti me origjinë polake ka marrë pjesë në katër botërore dhe katër europianë, ka luajtur 137 ndeshje dhe ka shënuar 71 gola, 3 më shumë se Gerd Myler.