Jurgen Klopp

Klopp: Kalimi i Gotze te Bayern i “pavend”

Jurgen KloppJurgen Klopp e cilësoi të “pavend” kalimin e Mario Gotze te rivalët e Bayern Munich. 

21-vjeçari u transferuar këtë vit në “Allianz Arena” për shumën e 37 mln Eurove ndërsa trajneri i Borussia Dortmund i bënë apel verdhezinjëve për të qenë edhe më të fortë pa talentin e ri.

“Disa mund të thonë që ekipi ka mundësi të luajë më mirë pa Gotzen. Transferimi i Marios nuk ka patur impakt negativ te Dortormund.

Do të më kishte pëlqyer që Gotze të mos largohej, por nga pikëpamja sportive, kalimi i tij te bavarezët ishte i pavend” deklaroi Klopp.