Kjo hartë tregon sesi “udhëton” interneti përmes oqeaneve të botës

Kjo hartë tregon sesi “udhëton” interneti përmes oqeaneve të botës

Kjo hartë tregon sesi “udhëton” interneti përmes oqeaneve të botësJu mund të hyni në internet përmes lidhjes wireless në shumicën e rasteve, por të gjitha ato njësi kapërcejnë oqeanet në të njëjtën mënyrë siç e bënin dikur lidhjet telefonike: përmes kabllove nënujore.

Krijuesit e kësaj harte, TeleGeography, kanë bërë të mundur që ju të shikoni sesi interneti kalon oqeanet në vitin 2014 dhe rezultati duket shumë kompleks. Ato kanë disa versione të kësaj harte dhe njëra nga këto është ajo interaktive e cila të lejon të zmadhosh më në detaje dhe të përcaktosh më qartë destinacionet e këtyre kabllove nënujore që bëjnë të mundur lidhjen e botës me internet.

Është Harta Interaktive që tregon se Australisë dhe Alaskës iu janë mundësuar vetëm pak lidhje në këtë rrjet global për shkak të largësisë së tyre, nderkohë që në zemër të Evropës është një lëmsh kabllosh interneti, ku 263 prej tyre janë aktive dhe 22 të tjera pritet të hyjnë në punë brenda vitit 2015.

Nëse jeni një adhurues i madh i këtyre hartave, atëherë ju mund të porositni një të tillë për shtëpinë tuaj për 250 $, që ta keni në murin e dhomës tuaj. Të furnizosh botën me internet virtual duhet një infrastrukturë e cila vetëm të imagjinohet është diçka e jashtëzakonshme.