kinezi

Kinezi fle në një fije teli në lartësinë prej 3 metrave

Kinezi i cili mund të flejë në tel të lidhur ndërmjet dy pemëve shpreson se do të regjistrohet në librin e rekordeve Guinness.

Gao Yang (37 vjeçar) tha se ka kaluar gati çerekshekulli për ta përsosur teknikën e fjetjes në tel për shtatë orë të plota.

Gao, i cili jeton në Anshan në provincën verilindore Liaoning të Kinës, thotë se çdo mëngjes stërvitet në parkun lokal në telin i cili është i lidhur tri metra mbi tokë.

“Mësuesin tim e kam njohur kur kam qenë dymbëdhjetë vjeç. Ai mi dha disa këshilla. Më janë nevojitur 24 vjet për ta përsosur këtë shkathtësi. Gati është e pamundur që njerëzit e zakonshëm të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo shkathtësi kërkon koordinim të përkryer të muskujve dhe baraspeshës. Më në fund jam i gatshëm të kontaktoj zyrtarët e librit të rekordeve Guinness, sepse jam i sigurt se do ta thej rekordin”, deklaroi Gao Yang përNEN News.