01mourinho--china

Kinezët, të cmendur pas Mourinho

Kinezët të cmendur pas Mourinho. Trajnerit të Real Madrid i është dashur të vrapojë për të lënë pas tifozët që po e rrethonin.

Gjithcka ka ndodhur brenda një qendre tregtare të Kantonit, ku të mërkurën skuadra spanjolle ka në program një ndeshje miqësore.

Për të shmangur turmën që po priste jashtë hotelit ku është akomoduar skuadra, truprojat e kanë lëvizur Mourinho përmes një qendre tregtare.

Por truku është zbuluar dhe rreth 200 tifozë kanë njohur trajnerin portugez, duke e detyruar të largohet me vrap.