Kinezët peshkojnë nga ballkoni

Kinezët peshkojnë nga ballkoni

Banorët në një bllok pallatesh në Kinë i kanë shfrytëzuar përmbytjet që i kanë bllokuar nëpër shtëpi duke u argëtuar me peshkim nga ballkoni.

Uji ka arritur nivele të pazakonta në qytetin Chongqinq nga lumi i afërt Yangtze, dhe ata kanë parë nga lart peshq që qarkullonin në parkimin e makinave të mbushur me ujë. Kështu kanë marrë grepat e kallamat dhe kanë nisur aktivitetin.

Mediat kineze raportojnë se disa prej tyre kanë qenë me fat, sepse kanë arritur të zënë peshk të freskët. Peshkatari Lei Liao tha: “Unë nuk kapa asgjë, por fqinji im kapi, dhe veç kësaj ishte një mënyrë fantastike për të kaluar kohën”.

Banorët kanë raportuar në mediat lokale se nga lart duket se ka plot peshk dhe gaforre për të zënë. Kështu të gjithë janë në pritje të një vakti të mirë. Shirat në Kinë janë më të rëndat në tri dekadat e fundit dhe kanë shkaktuar vdekjen e 111 personave.