Kinë-Tajvan, takim historik

Kinë-Tajvan, takim historik

Kinë-Tajvan, takim historikKina dhe Tajvani sot filluan dialog historik në nivel ndërkombëtar, i pari pas përfundimit të luftës civile në vend në vitin 1949, kumtoi DPA.

Bisedat midis drejtorit të Byrosë kineze për çështje tajvaneze, Çan Çicxun dhe ministri tajvanez për çështje kontinentale, Van Juçi po udhëhiqen në Nanking. Përzgjedhja e këtij qyteti të madh në Kinën lindore për vendin e takimit është simbolik, pasi që ishte kryeqendër e nacionalistëve të Çan Kaj Shek, të cilët në fitoren e komunistëve janë shtypur në ishullin Tajvan.

Pas ndarjes në vitin 1949 Pekini, Tajvanin e sheh si provincën e saj të shkëputur.
Ky takim do të hap një faqe të re në marrëdhëniet tona, deklaroi përfaqësuesi tajvanez dhe shfaqi shpresë se do të shohë vizitë përkatëse të kolegut të tij të Tajvanit. Sipas Van Juçit, qëllimi i bisedave është të ndërtohet besim i ndërsjellë dhe të shqyrtohen çështjet praktike.

Nikoqiri Çan Çicxun, gjithashtu, shfaqi shpresë se marrëdhëniet do të normalizohen.
Pritet në rendin e ditës të bisedave të figurojnë marrëdhëniet ekonomike, kurimi medicinal për studentët tajvanezë të cilët mësojnë në Kinë.