Kinë, rrëshqet toka, mbi 40 viktima

Kinë, rrëshqet toka, mbi 40 viktima

Kinë, rrëshqet toka, mbi 40 viktimaTë paktën 40 persona dyshohet se kanë gjetur vdekjen pas rrëshqitjes së një masivi të madh toke në provincën Sichuan në Kinë.

Rrëshqitja e dheut ndodhi në qytetin Zhongxing mëngjesin e së mërkurës. Më shumë se 100 anëtarë të grupeve të shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje. Agjencia e lajmeve Xinhua thotë se rrëshqitja e tokës ndodhi si pasojë e shirave të mëdha që kanë përfshirë rajonin për ditë me radhë.

Rreth 2 kilometër katërorë tokë ka lëvizur, duke mbuluar të paktën 11 shtëpi. Nuk dihet ende numri i saktë i personave që kanë humbur jetën nga incidenti, por mendohet se ai tejkalon 40 persona.

Shirat e dendura që kanë përfshira disa pjesë të Kinës kanë shkaktuar përmbytje në disa zona. Të martën një urë po në provincën e Sichuanit u shemb si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit. 12 persona janë shpallur të zhdukur nga incidenti në fjalë./tch/