v

Kimi Raikkonen optimist për Ferrarin

vRaikkonen u shpreh optimist pas ditës së parë të provave në Bahrein, ndërsa finlandezi shprehu bindjen se Ferrari i tij mund të bëjë ende edhe shumë përmirësime deri në ditët e mbetura nga fillimi i Botërorit.

”Kemi shfaqur disa probleme të vogla kur vendosëm të ndryshonim disa pjesë, por në të njëjtën kohë, kemi mësuar shumë për automjetin falë këtyre situatave”, thotë Kimi Raikkonen.

”Në Bahrein humbëm disa xhiro për shkak të këtyre problemeve, por edhe kështu ishim mjaftueshëm të shpejtë në xhirot e tjera. Nuk bëhet fjalë për asgjë shqetësuese, ka vetëm disa gjëra të vogla që mund të rregullohen lehtësisht. Shumë gjëra do të përmirësohen ende deri në fillim të sezonit”, shtoi ish-kampioni i botës.

Në prova u pa një diferencë e motorit Ferrari me atë Mercedes, me këtë të fundit që ishte në gjendje të zhvillonte edhe më shumë se 100 xhiro. “Edhe ne mund t’ia kishim dalë, por nuk po tentonim të zhvillonim sa më shumë xhiro, por të perfeksiononim detaje të ndryshme”, tha Raikkonen.