Kim Kardashian dhe motrat, një stil të këpucave

Kim Kardashian dhe motrat, një stil të këpucave

Kim Kardashian thotë se ajo dhe motrat e saj ndajnë të njëjtin stil të këpucave, pasi numri i ndryshëm i këmbëve të tyre ua pa mundëson që të veshin të njëjtat palë.

Bruneta 30 vjeçare thotë se ajo dhe motrat e saj Khloe dhe Kourtney nuk janë në gjendje që të shkëmbejnë këpucët sepse ato kanë madhësi të ndryshme, megjithëse shpeshherë aksidentalisht blejnë të njëjtat gjëra me stil të njëjtë.

“Khloe ka numër tjetër, nëna tjetër, unë tjetër dhe Kourtney tjetër, kështu që nuk mund të kemi të njëjtat palë këpucë. Ne nuk mund t’ia huazojmë njëra-tjetrës këpucët. Edhe pse shpeshherë rastësisht blejmë me të njëjtin stil për shkak se kemi shije të njëjtë”, u shpreh Kim.