Kim e dashuruar në Fox dhe Beckham
Kim Kardashian, e cila është në lidhje me Miles Austin, thotë se është e ‘dashuruar’ në ‘bukurinë’ e Megan Fox dhe në fuqinë e Victoria Beckham.
Bukuroshja e cila së fundmi ka konfirmuar lidhjen e saj me lojtarin e futbollit amerikan, Miles Austin, është e ‘ndezur’ pas bukurosheve dhe nuk mendon se ata mund të bëjnë diçka të gabuar.
“Oh Zoti im, unë jam e dashuruar në dy vajza. Unë adhuroj totalisht Megan Fox dhe Victoria Beckham. Unë nuk munda ta mbaja veten kur u takova me Fox. Unë vrapova pas saj dhe i thash se ajo është e bukur dhe mendoj se ajo është fantastike. Ajo është e qetë, sikurse yjet e viteve të 50-ta. Ajo është aq e ëmbël, ajo më thoshte faleminderit për mirësjelljen”.
“Unë e dua Victoria Beckhamin. Ajo nuk ka frikë të jetë vetvetja dhe ajo ka personalitetin e saj të cilin e adhuroj. Ajo është krenare dhe pa frikë”, u shpreh Kardashian.