getty 9 2 10 Erhard Buhler.preview

KFOR-i nuk i ka kërkuar falje askujt

Zëdhënësi i KFOR-it, Hans-Dieter Wchter, ka demantuar raportin ku thuhet që një këshilltar politik i komandantit të KFOR-it, Erhard Buhler, i ka kërkuar falje të vetëquajturit kryetar i komunë së Mitrovicës, Krstimir Pantic.

“Nuk është e vërtetë që një këshilltar politik i Gjeneralit Buhler ose një person tjetër i autorizuar i ka komunikuar një kërkim falje z. Pantic. Kjo është tërësisht një shpikje”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga KFOR-i.

“Nuk ka arsye për të kërkuar falje as ndaj z. Pantic dhe as ndaj dikujt tjetër në anën e serbëve ose të kosovarëve. Komandanti i KFOR-it është i paanshëm dhe gjithmonë ka vepruar në pajtim me detyrën e tij për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe liri të lëvizjes në mbarë Kosovën dhe për të gjithë njerëzit në Kosovë”.