Këshilli i Sigurimit e dënon zënien e pengjeve

Këshilli i Sigurimit e dënon zënien e pengjeve

Këshilli i Sigurimit e dënon zënien e pengjeveKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar atë që e ka përshkruar si sulm “neveritës” dhe zënien e pengjeve, në një kompleks të gazit në Algjeri, nga militantët e ndërlidhur me al-Kaidën. 

Në deklaratën e publikuar mbrëmë vonë, Këshilli i Sigurimit thotë se “e dënon në mënyrën më të ashpër sulmin terrorist në In Amenas në Algjeri”.
Këshilli, poashtu, ka shprehur “ngushëllime të thella për familjet e viktimave të këtyre sulmeve neveritëse, pastaj për popullin dhe qeverinë e Algjerisë dhe për ato vende, shtetasit e të cilave janë prekur”.