Këshilli Grevist i UP-së vazhdon greven

Këshilli Grevist i UP-së vazhdon greven

Këshilli Grevist i UP-së vazhdon grevenKëshilli Grevist i UP-së nuk tërhiqen. Megjithë propozimet e dhëna nga Ushtruesi i Detyrës së Rektorit, Anton Berishaj, dhe kryetarja e Këshillit Drejtues Shefkije Islami, ata do vazhdojnë me grevën. Thonë se nuk duan premtime gojore derisa ato në qiten në letër.

Kështu bën të ditur Këshilli Grevist në UP, përmes një njoftimi për media, lidhur me grevën e filluar më datën 19.03.2014, nga punëtorët e administratës të njësive akademike të UP-së.

Në këtë takim ata morën propozime nga Rektori i UP-së dhe kryetarja e Këshillit Drejtues, por të njëjtat nuk ishin në formë të shkruar. Kjo, sipas Këshillit Grevist, ka të bëjë vetëm me premtime gojore, andaj nuk i duan ato.

Ata pas mbledhjes së sotme, thanë se varësisht nga sjella e subjekteve relevante të UP-së, ky këshill do të shqyrtojë radikalizmin e formave tjera të grevës.