Kerry: Armët kimike vranë 1.459 persona. SHBA të lodhur nga lufta, por historia do të na gjykojë

Kerry: Armët kimike vranë 1.459 persona. SHBA të lodhur nga lufta, por historia do të na gjykojë

Kerry: Armët kimike vranë 1.459 persona. SHBA të lodhur nga lufta, por historia do të na gjykojëSekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nëpërmjet një konference për shtyp, tha se forcat qeveritare siriane vranë 1.429 persona me anë të sulmit të armëve kimike në Damask, javën e shkuar. 

Kerry tha se mes të vdekurve janë edhe 426 fëmijë, duke e përshkruar sulmin si një “tmerr” të pakonceptueshëm.

Kerry tha se SHBA kanë fakte të cilat tregojnë qartë se janë 1.429 të vrarët nga sulmi dhe jo me pak. Ai tha se forcat e regjimit të Assad ishin përgatitur për sulmin tri ditë më parë.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të ndalojnë qeverinë siriane në përdorimin e armëve kimike.

Sekretari amerikani shtetit tha se qeveria do të konsultohet me Kongresin dhe me popullin amerikan për hapat e mëtejshëm.

Sekretari amerikani shtetit tha se qeveria o të konsultohet me Kongresin dhe me popullin amerikan për hapat e mëtejshëm.

“Populli amerikan është i lodhur nga lufta”- tha Kerry, vetë ai po ashtu. Por, vijoi ai, lodhja nuk na zhvesh nga përgjegjësitë tona.  Kerry tha se, “historia do të na gjykojë ashpër, nëse Shtetet e Bashkuara nuk i përgjigjen përdorimit të armëve kimike nga ana e qeverisë siriane.”