Kërkohet lirimi i protestuesve të arrestuar

Kërkohet lirimi i protestuesve të arrestuar

Kërkohet lirimi i protestuesve të arrestuarGrupi i Pavarur i Studenteve që po protestojnë kundër rektorit, Ibrahim Gashi, kanë vendosur që të përdorin si simbol lapsin me mbishkrimin revolucioni studentor.

Në një komunikatë për media ky grup ka shprehur shqetësimin e thellë për dhunën që është manifestuar gjatë protestës së djeshme, ndërsa ka kërkuar lirimin e të gjithë protestuesve të ndaluar nga policia.

Ndërkaq dje gjatë përpjekjeve për të thyer kordonin e policisë protestuesit kanë gjuajtur mjete të forta dhe ngjyrë në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit ka përdorur sprej dhe gaz lotsjellës për t`i shpërndarë protestuesit.

Gjatë përleshjeve ka pasur të lënduar nga të dyja palët. Sipas policisë gjatë përleshjeve janë lënduar 29 policë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK si dhe janë arrestuar 33 protestues.

Ilir Dedajt, Ylli Hoxhajt dhe të arrestuarve të tjerë iu është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh.