Kërcënohet zv/kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri

Kërcënohet zv/kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri

Kërcënohet zv/kryeministrja e Kosovës Edita TahiriMediat kosovare njoftojnë se Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri është kërcënuar me mesazh ne telefon.
Zonja Tahiri, aktualisht ndodhet ne Bruksel ,ndersa kete lajm e ka konfirmuar keshilltari I saj politik Gazmir Raci.

Personi nga komuna e Dragashit, i cili eshte autori I mesazheve kercenuese, është vetëdorëzuar në stacionin policor te kesaj komune, dhe me pas është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë.

Burime të KosovaPress kanë shpjeguar se zëvendëskryeministrja është kërcënuar për shkak të bisedimeve, që po mbahen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.