Kërcënohet me jetë Arian Galdini pas denoncimit për QSUT

Kërcënohet me jetë Arian Galdini pas denoncimit për QSUT

Kërcënohet me jetë Arian Galdini pas denoncimit për QSUTPas rastit të denoncuar në QSUT ku pedagogu Arian Galdini ankohej për të afërmin e tij, raportohet se e kanë kërcënuar me plumb në kokë nëse nuk e mbyllte gojën. Disa ditë më parë, ai ka denoncuar një rast të ndodhur në QSUT, ku një i afërm i tij që trajtohej me medikamente të farmacisë së QSUT-së për tumor, rezultoi se nuk kishte asnjë gjurmë medikamenti në gjak.

Dje ai thotë se katër persona i kanë zënë pritë në hyrje të pallatit dhe e kanë kapur për fyti. Sipas denoncimit të bërë në polici, Galdini thotë se ata e kanë kërcënuar me jete. “Nëse s’mbyll gojën për denoncimet për ilaçet, do të hash plumbin”, thotë Galdini se i kanë thënë kërcënuesit.

Lidhur me këtë çështje, këtë gjë e ka ndarë me të gjithë miqtë në rrjetin social Facebook. “Ndërkohë jam në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për të denoncuar kërcënimin me jetë që më është bërë. Shpresoj që edhe mediat të jenë të vëmendshme dhe të ndërgjegjshme e të më mbështesin në këtë moment. Sapo të mbaroj këtu në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, do të shkruaj sërish. Unë nuk tërhiqem. Beteja vazhdon”, ka shkruar ai. Pas këtij apeli, pasohet nga një tjetër po në rrjetin social.

“Sapo përfundoi edhe kryerja e kallëzimit tim për kanosje serioze për jetën, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Duhet të them se e gjithë procedura u krye me seriozitetin më të lartë dhe jam falenderues ndaj Policisë së Shtetit. Ndërkohë, kërcënuesve dhe porositësve të tyre, u them se unë gojën nuk kam per ta mbyllur e këtë punë nuk kam për ta lënë. Beteja ime dhe beteja jonë qytetare nën moton: Unë Deshmoj, Unë Akuzoj, vazhdon. Do të ngremë zërin për një Shëndetësi të Mbrojtjes së Jetës dhe Dinjitetit Njerëzor. Do ti shkojmë deri në fund. Jam i vendosur për betejën finale mes qytetarëve dhe “antiqytetarëve”, përfundon ai.