Kërcënohen dhe lëndohen besimtarët mysliman në Mal të Zi

Kërcënohen dhe lëndohen besimtarët mysliman në Mal të Zi

Kërcënohen dhe lëndohen besimtarët mysliman në Mal të ZiPërpjekjet e vazhdueshme për të bërë presion ndaj Bashkësisë Islame në Sanxhak me qëllim të dobësimit të valës së ngritur në mbrojtje të besimit të tyre, Vakufit dhe institucioneve të Bashkësisë Islame, nuk kan të ndalur.

Kjo sjellje e pushtetit serb, ka nxitë edhe kishën serbe në Mal të Zi, për t’i ofenduar, gjegjësisht t’ua bërë me dije besimtarëve mysliman se pikpamjet e kishës ortodokse serbe nuk e kan ndryshuar aspak ndaj besimtarëve mysliman.

Bashkësia Islame e Malit të Zi thellë është ofenduar nga pikëpamjet e shprehura të Peshkopi Amfilohie Radoviq, gjegjësisht gjykimin e tij për ngjarjet historike në fillim të shekullit të 18-të, në të cilat është kryer gjenocid ndaj pjesëtarëve të përkatësisë Islame në Malit të Zi, ka vlerësuar Bashkësia Islame e Malit të Zi.

Radoviq në tubimin e Ilindanit në Sinjajevinë, tubim i cili u mbajt të shtunën e kaluar, tha se hetimi i të konvertuarve në Islam ishte një ngjarje e rëndësishme historike për Malazezët.

Ai, sipas Agjensisë Anadollia, pjesëtarët e Islamit i ka quajtur “njerëz të rremë me fe të rreme” dhe mësimin (lutjen) i tyre e cilësoi si”vdekje shpirtërore”, dhe me fjalët “shpëtim të Mali të Zi”, e ka justifikuar me të ashtuquajturën “Hetim i të konvertuar në Islam.”

Shfarrosja e të konvertuarve ( Istraga poturica ) është emërtim për asgjasimin e muslimanëve të Malit të Zi. Ndaj të ashtuquajturëve “të konvertuarit”, me urdhër të Peshkopit Danilo të I-rë Njegosh (i cili sundoi nga viti 1697-1735) është kryer gjenocid nën udhëheqjen e krerëve të fiseve Malazeze në fund të shekullit XVII , gjegjësisht në fillim të shekullit të XVIII-të.

Me këtë veprim, popullsia myslimane shqiptare dhe boshnjake është likuiduar ose konvertuar në Ortodoks, dhe një numër i tyre është larguar në viset tjera, por edhe në Turqi. Për ekzekutimin e kësaj masakre u zgjodh festa më emadhe krishtere e Krishtlindjeve, simbol i paqes dhe dashurisë mes njerëzve.

Shfarrosja e të konvertuarve ( Istraga poturica ) Prof . Riza Gruda e radhit si gjenocid të dytë me radhë ndaj muslimanëve të Ballkanit, kur u vranë me mijëra,ndërsa një numër i vogël u shpërngul jasht këtyre viseve.

Këto ngjarje janë kënduar në poemën e famshme epike “ Kurora e Maleve”(“Gorski venac”), të cilën e shkroi Petar II Petroviq Njegosh.

“Vështirë se bëhet fjalë për mosdije, para se gjithash, bëhet fjalë për veçori, si formë e qasjes ndaj Islamit, kur është fjala për retorikën e njerëzve që një kohë të gjatë kanë udhëhequr këtë kishë. Ndoshta njerëzit që më pak mbajnë mend mund të jenë të befasuar se Peshkopi kështu kualifikon Islamin, duke marrë parasysh se është e ditur çfarë civilizimi i ka dhuruar Islami qytetërimit botëror dhe Malit të Zi”,thuhet në deklaratën e Bashkësisë Islame të Malit të Zi.

Mandej në BI shtojnë se ata të cilët mbajnë mend pak më gjatë ngjarjet në këto treva, një deklaratë e tillë nuk është për t’u habitur, por konfirmon “vazhdimin e një ideologjie të njëjtë të kishës serbe, e cila e ka bekuar dhe i ka kënduar falangës së Karaxhiqit e Mladiqit gjatë agresionit në Bosnjë e Hercegovinë dhe e cila kurrë nuk bëri asgjë për t’u distancuar nga vrasja e burrave të pafajshëm, grave dhe fëmijë gjatë gjenocidit në Srebrenicë.”

Nga bashkësia islame bëjnë të ditur se me asnjë lloj gjesti të vetëm nuk do t’u përgjigjen akuzave të tilla të cilat i demonstron Kisha Ortodokse Serbe, transmeton RTCG. (Ismet Azizi – INA)