adele-05-2

“Kënga e Adele, kolona zanore më e mirë filmike”

Producenti i njohur, Ryan Tedder, ka deklaruar se kënga e re e Adele e cila do të përdoret si kolonë zanore në filmin e ardhshëm të James Bond “SkyFall”, është kënga më e mirë nga të gjitha kolonat zanore të dëgjuara ndonjëherë.

Adele pranoi kohë më parë që të regjistronte një këngë e cila do të ishte në filmin e James Bond, ndërsa rezultatet janë impresive sipas producentit të njohur. Kënga titullohet “Let The Sky Fall”.

“E dëgjova. Është kënga më e mirë e Bondit në histori. Përkulem para Paul Epworth dhe Adeles. Shpresoj që ta fitojnë Oscarin”, ka theksuar Tedder.