Kelmendi: Durindza lobist i paguar nga Serbia, kundër pavarësisë së Kosovës

Kelmendi: Durindza lobist i paguar nga Serbia, kundër pavarësisë së Kosovës

Kelmendi: Durindza lobist i paguar nga Serbia, kundër pavarësisë së KosovësGazetari dhe analisti Adriatik Kelmendi, e ka vlerësuar të gabueshëm “vendimin” e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që në hapjen e fushatës zgjedhore, të mërkurën në Prishtinë, të ketë të ftuar special, Mikulas Dzurinda, i cili njihet si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, partitë politike duhet të kenë kujdes gjatë fushatës zgjedhore, dhe mos t’i “promovojnë” kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës.

“Të lutemi që partitë tona politike, në ethe të zgjedhjeve të mos bëjnë kiksa të rëndë politikë, siç është promovimi i kundërshtarëve më të mëdhenj të pavarësisë dhe lobuesve me pagesë të Serbisë. Skandal që LDK-ja t’ia lë një personaliteti si Mikulas Dzurinda, ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, t’ua hapë fushatën.

Personalisht, vitin e kaluar në një takim të mbyllur në kuadër të Forumit Globsec, në Bratisllavë, kam pasur një polemikë të ashpër me z.Dzurinda, i cili kur mbeti pa argumente kundër pavarësisë së Kosovës, ma ktheu: “Unë edhe po të mendoj ndryshe, nuk mund të them ndryshe, pasi që jam i angazhuar (si lobist) nga Qeveria e Serbisë”.

Ka dëshmitarë të këtij takimi, shumë prej tyre politikanë me nam evropianë!”, ka shkruar Kelmendi në faqen e tij zyrtare në Facebook.