KEK-u akuzohet për mashtrim

KEK-u akuzohet për mashtrim

KEK-u akuzohet për mashtrimAkuzohet Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) për shkelje të Ligjit të prokurimit, meqë ka rekomanduar për kontratë ofertën më të shtrenjtë për blerjen e mazutit.

Sipas drejtuesve të KEK-ut dhe kompanisë fituese “Petrol Company” këto janë pretendime që I kanë hedhur poshtë.
Për ta oferta prej 6 milionë e 350 mijë euro ishte më e lira, shkruan koha ditore.

Mirëpo, kompania “Ex Fis” e ka kalkuluar ndryshe ofertën e “Petrol Company”, të cilën edhe e ka quajtur mashtruese. Sipas saj, 6.35 milionë eurove duhet shtuar edhe 10 për qind doganë, meqë mazuti i premtuar ka origjinë nga Bullgaria, vend anëtar i BE-së.

Kundërshtimin ndaj vendimit të KEK-ut, kjo kompani e ka bërë edhe tek Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).