KEK pranon mashtrimin me tenderin 6.3 milionësh

KEK pranon mashtrimin me tenderin 6.3 milionësh

KEK pranon mashtrimin me tenderin 6.3 milionëshKorporata Energjetike e Kosovës (KEK) e ka pranuar se në tenderin 6.3 milionësh për furnizim me mazut ka bërë shkelje ligjore kur e ka rekomanduar “Petrol Company” për kontratë.

Kjo kompani ka ofertuar për furnizim me mazut nga Bullgaria pa e kalkuluar fare doganën prej 10 për qind, që ngarkohen vendet e BE-së, shkruan sot Koha Ditore.

Pas pranimit të fajit, kjo korporatë e ka anuluar vendimin për dhënien e kontratës “Petrol Company”, ani se të njëjtën më parë e konsideronin në përputhje me Ligjin e prokurimit publik.

Madje, pas publikimit të shkrimit për akuzat e kompanisë “Ex-Fis” për mashtrim në tenderin për furnizim me mazut, KEK-u e kishte kundërshtuar shkrimin duke thënë se do t’i “sfidojë këto të pavërteta përmes të gjitha rrugëve që ia lejon ligji”.Eksperti shqyrtues i “Gjykatës së tenderëve” i kishte vërtetuar pretendimet e kompanisë “Ex Fis”.

Pranimi i konstatimeve të ekspertit shqyrtues nga ana e KEK-ut e ka shmangur seancën kryesore që duhej të mbahej sipas procedurave ligjore në Organin Shqyrtues të Prokurimit.Vlera e tenderit për furnizim për mazut është 6.3 milionë euro, kurse vlera kontestuese e këtij tenderi është mbi 630 mijë euro.