Keisuke Honda objekt kryesor i merkatos Milaneze

Keisuke Honda objekt kryesor i merkatos Milaneze

Keisuke Honda objekt kryesor i merkatos MilanezeNë Janar është mirë, por tani do të ishte edhe më mirë. Shumë më mirë. Keisuke Honda vazhdon të mbetet objektivi kryesor i merkatos verore të Milanit, që seriozisht po kërkon se në cfarë mënyre të sjellë japonezin në Milanello që në këtë merkato.

Arsyet janë me të vërtetë të shumta dhe evidente: cështje ambjentimi dhe mbi të gjitha përdorimi në Champions.

Nëse Honda do të zbarkonte në Janar do të gjëndej përballë një realiteti tërësisht të ri dhe dhë përshtatja do të ishte shumë e vështirë për një të huaj por do të qëndronte të shikonte nga jashtë edhe 1/16 e Champions League ashtu sic i ndodhi Balotellit sezonin e kaluar. Pa harruar që mesfushori japonez mund të luajë fazën e grupeve me skuadrën e tij Cska e Moskës.

Kështu që nga moment në moment mund të stratojë blici moskovit. Maksimumi të Mërkurën vëllai i lojtarit, Hiro i shoqëruar nga Daniele De Vecchi, konsulenti për merkaton italiane që po ndjek cështjen sëbashku me Ernesto Bronzzetin do të fluturojnë në Rusi për tu takuar me drejtuesit e Cska-së.

Pyetjet praktikisht duhet të jenë dy: nëse lojtari mund të lirohet menjëherë dhe nëse kjo gjë mund të realizohet me një skonto të kënaqëshme. Cska e vlerëson yllin japonez 4 milion Euro, një shifër shumë e lartë duke parë skadencën në Dhjetor të kontratës. Milan nga ana e tij nuk ka ndërmënd të shkojë më shumë se 1,5 milion Euro. Misioni i kuqezinjëve duket shumë i vështirë megjithatë kjo cështje që i ngjan një loje shahu vetëm sa ka filluar.