KEI kontribuojnë në zhvillimin e mjedisit afarist në Kosovë

KEI kontribuojnë në zhvillimin e mjedisit afarist në Kosovë

KEI kontribuojnë në zhvillimin e mjedisit afarist në KosovëShtatëmbëdhjetë investitorë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet e EFTA-s kanë themeluar Këshillin Evropian të Investitorëve (KEI) për të ndihmuar planet investive në Kosovë dhe për të kontribuuar me përgjegjësi në zhvillimin e një mjedisi afarist efikas, i cili është gurthemel i një zhvillimi të qëndrueshëm të ekonomisë, si dhe për të ndihmuar në përmirësimin e treguesve socialë.

KEI është themeluar për të ngritur zërin te investitorët evropianë, me qëllim të lehtësimit të pengesave sistematike në mjedisin afarist dhe të rritjes së Investimeve të Huaja Direkte (IHD), që si rezultat do të bënte të kuptohej potenciali i Kosovës përmes krijimit të konkurrencës dhe kapacitetit si për qytetarë ashtu edhe për biznese.

Këshilli Evropian i Investitorëve është një organizatë afariste jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse, e themeluar nga 16 investitorë nga Bashkimi Evropian dhe vendet e EFTA-s: ARDA REI, Baker Tilly Kosovo, Coresteel, CROATIA Sigurimi, Ecovision, Illyria Insurance, IPKO, M & Sillosi, Mamidoil Kosovë, NLB Prishtina, Panax Institute, Petrol Oti Slovenia, PricewaterhouseCoopers, ProCredit Bank Kosovë, Raiffeisen Bank Kosovë dhe Sharrcem.

Anëtarët e KEI janë kompani operuese në një varg sektorësh afaristë në tregun e Kosovës andaj kanë përvojë të drejtpërdrejtë në mangësitë e caktuara sistematike, të cilat jo vetëm që e ngadalësojnë zhvillimin e aktiviteteve të tyre, mirëpo në disa raste edhe e dobësojnë kuptimin e vetë biznesit.

Këto çështje duhet të adresohen në mënyrën dhe kohën e duhur nga autoritetet kosovare, në mënyrë që të krijohet një treg stabil dhe të rritet krijimi i vlerës përmes investimit në Kosovë.

Zyra e BE-së në Kosovë/ PSBE dhe EBRD veprojnë si anëtarë nderi.
Vlwrwsohet se KEI nevojitet ngase investitorët e huaj që operojnë sot në Kosovë po ballafaqohen me vështirësi të konsiderueshme në mjedisin afarist, të cilat kërkojnë ratifikim administrativ dhe rregullim të fushave me rëndësi të madhe, si në vijim:

• Trajtimi i barabartë / Përputhshmëria fiskale / Praktikat doganore
• Fuqizimi i ligjit / Mungesa e akteve nën-ligjore / Efikasiteti i gjyqësorit
• Licencimi dhe efikasiteti i procedurave administrative
• Energjia, prodhimi dhe politikat e punësimit
• Ekonomia joformale

Anëtarët e KEI po ballafaqohen me vështirësi të mëdha, të cilat në njërën anë pengojnë implementimin e planeve të tyre afariste – duke penguar çdo investim që përfshihet aty – dhe që e bëjnë vendin një vend jo atraktiv për IHD.
KEI konsideron se çështjet e tilla duhet të adresohen me prioritetin më të lartë dhe ajo tashmë është angazhuar në aktivitetet vijuese:

─ Krijimi i grupeve punuese për t’u marrë me mangësitë e identifikuara. Këto grupe punuese do të zhvillonin analiza të hollësishme të secilës çështje që kërkon ekspertizën e jashtme aty ku është e nevojshme. Këto grupe punuese do të jenë të hapura për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me autoritetet publike përkatëse për çështjen në fjalë.
─ Përgatitja e propozimeve bazuar në rezultatin e analizave të grupit punues. Propozimet e tilla do të përfshinin ndikimet financiare, sociale dhe mjedisore aty ku është e mundshme. Kudo që është e realizueshme, propozimet do të krahasohen me praktikat dhe rregulloret e shteteve të BE-së.
─ Shpalosja e të gjeturave dhe propozimeve përmes takimeve të hapura dhe ngjarjeve të dedikuara, në mënyrë që të prezantohen dhe të diskutohen me të gjitha palët e interesit.
─ Bashkëpunimi i ngushtë me Zyrën e BE-së në Kosovë për tu siguruar që propozimet e KEI nuk devijojnë nga parimet dhe drejtimet e BE-së.