Keçapi lan njollat nga enët, ndërsa çaji “fshin” ndryshkun nga veglat e kopshtit

Keçapi lan njollat nga enët, ndërsa çaji “fshin” ndryshkun nga veglat e kopshtit

Keçapi lan njollat nga enët, ndërsa çaji “fshin” ndryshkun nga veglat e kopshtitMe një fetë buke butësisht pastrohen pikturat e vajit, kripa do të largojë yndyrat nga tava, keçapi largon njollat e errëta nga enët, ndërsa shishet dhe vazot shkëlqejnë pas trajtimit me oriz të pazier.

Preparatet e shtrenjta dhe agresive mund t’i zëvendësoni me preparatet e buta, natyrale të cilat janë pastrues të fuqishëm të papastërtive. Me bukën e bardhë, pa frikë që do t’i dëmtoni, do të largoni pluhurin nga pikturat e punuara me teknikën e vajit në pëlhurë.

Me copën e bukës butësisht kaloni mbi sipërfaqen e pikturës dhe buka do të mbledhë të gjithë papastërtinë. Njollat e errëta në enën nga bakri dhe mesingu do t’i largojë keçapi. Vendoseni në leckë dhe fërkoni me të tavat dhe tenxheret.

Pas disa minutash do t’u kthehet ngjyra dhe shkëlqimi dhe pastaj shpërlani me ujë të vakët. Enët nga hekuri i shkrirë më së lehti do t’i pastroni me kripë. Nëse është i mbushur me yndyrë të djegur, së pari largojeni me lugë druri.

Aplikoni kripën dhe tundeni tavën që të kapet për çdo pjesë me yndyrë dhe fërkoni me peceta letre. Duart shumë të ndotura do t’i pastrojë qulli i tërshërës.

Me përzierjen e dendur të drithërave dhe ujit fërkoni duart dhe shpërlani. Brendësinë e vazos ose shishes do ta pastroni shpejt me oriz. Mbushni tri të katërtat e shishes me ujë të ngrohtë dhe shtoni një lugë oriz të pazier. Mbylleni dhe tundeni mirë shishen.