KE: Kriza politik nuk rrezikon rekomandimin për negociata

KE: Kriza politik nuk rrezikon rekomandimin për negociata

KE: Kriza politik nuk rrezikon rekomandimin për negociataKomisioni Evropian mbetet në rekomandimin dhe kërkesën e vet nga Këshilli Evropian që Maqedonisë t’i ndajë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pasi vendi i plotëson të gjitha kriteret.

Këtë sot e konfirmoi zëdhënësi i Komisionit, Peter Stano, në pyetjen e gazetarëve nëse ngjarjet me opozitën në Maqedoni mund të ndikojnë ta humbim rekomandimin.

“Rekomandimi i Komisionit Evropian që t’i ndahet datë për fillim të negociatave për anëtarësim ish Republikës jugosllave të Maqedonisë në Bashkimin Evropian mbetet. Vendet anëtare të BE-së në konklduimet e Këshilit Evropian në dhjetor vendosën orar të qartë dhe çfarë hapa priten nga IRJM-ja, respektivisht çka të bëhet për vendin që të marrë raport të volitshëm”, tha zëdhënësi i KE-së.

Lidhur me atë se kur saktë Komisioni do ta publikojë raportin e pranverës për Maqedoninë, prej të cilit do të varet nëse në Samitin e qershorit të Këshillit do të marrim fillim të negociatave qasëse, zëdhënësi Stano thotë se ende nuk ka datë të saktë, por se kjo do të ishte në pranverë. (INA)