Katër të arrestuar në Klinë - një tjetër në kërkim

Katër të arrestuar në Klinë – një tjetër në kërkim

Katër të arrestuar në Klinë - një tjetër në kërkimKatër persona janë arrestuar, ndërsa janë konfiskuar mbi 18 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 1305 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy automjete, nëntë telefona mobilë, dy peshore digjitale, një pajisje për presim të narkotikëve, pesë ngjitës për mbështjellje të narkotikëve, si dhe dy folie të bardha për mbështjellje të narkotikëve.

Sendet e konfiskuara janë gjetur në pronën dhe përreth saj, të njërit të dyshuar tjetër i cili ndodhet në arrati – me inicialet I. H. (1971).

Personat janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale, si: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve etj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës. Të arrestuarit janë B. M. (1959), Y. H. (1961), G. M. (1991) dhe N. M. (1987), të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga prokurori kompetent.