katemiddleton

Kate Middleton nuk pi alkool

Pavarësisht se alkooli rrodhi si lum dhe ishte mes “atraksioneve” kryesore të festës, Kate Middleton nuk futi alkool në gojë në ceremoninë e martesës së kushërirës Zara Phillips.

Një veprim i tillë ra në sytë e tabloideve britanike, të cilat ngritën menjëherë dyshimet për një shtatëzëni të mundshme të dukeshës së Kembrixhit.

Gjithashtu, një tjetër element që ka ushqyer këtë hipotezë të mediave në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë një pallto e hollë që Kate kishte veshur mbi fustanin e saj dhe që e mbajti të mbyllur gjatë gjithë kohës, pavarësisht temperaturave verore të ditës.